Gjatë ditës së sotme në Manastirin e Deçanit derisa po mbahej një meshë, tre persona kanë bërë veprime provokuese.
Ata ishin në një veturë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Të njëjtit pas meshës janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
“Këta tre persona me udhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe mos-durimit”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë