Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dyshuar për shkaktim zjarri në një objekt në Ulqin.
Sipas Policisë së Malit të Zi, kosovari me inicialet L.H. dyshohet të ketë hedhur një cigare para objektit, dhe nga ajo dyshohet se u shkaktua zjarri.
“Prokurori u informua për incidentin dhe tha se L.H. duhet të arrestohet dhe kundër tij të ngrihet një padi penale”, njoftoi policia malazeze.
Ndër tjera, u tha se dëmi nga zjarri në fjalë mund të jetë deri në 200 mijë euro, shkruan Vijesti.



Të tjera
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i morën Kurti e Konjufca
Anthony Joshua lëndohet në një aksident në Nigeri, vdesin dy persona
Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën