Prishtinë- Një person është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve lidhur me pronat që kanë qenë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe përmes procedurave të legalizimit bashkë me bashkëkryerës të tjerë i kanë bartur nga prona shtetërore në atë private. Pastaj, ato i kanë shitur duke mashtruar blerësit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i pandehuri dyshohet për “Falsifikim të dokumentetit”, “Legalizim të përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Prishtinë / 2021-2024. Më 01.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të cekura më lartë. Dokumentet dyshohetet se janë falsifikuar lidhur me pronat e përfshira që kanë qenë nën menagjimin e AKP-së të cilat prona përmes dokumenteve të falsifikuara i dyshuari në bashkëkryerje me persona tjerë kanë arritë ti falsifikojnë dokumentet që në procedura për bartje dhe legalizim i kanë bartur nga prona shtetërore në pronësi private, pastaj i kanë shitur duke mashtruar blerësit dhe nga këto para kanë përfituar shuma të mëdha financiare”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se janë kontrolluar një shtëpi, tri banesa e dy garazha, ku janë konfiskuar dokumente të ndryshme. Po ashtu, u gjet edhe një pistoletë me 103 fishekë.



Të tjera
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar
Kosovën nuk e shohin më si kundërshtar të lehtë, shqetësim mungesat dhe atmosfera