Arrestohet në Bllacë zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi

Arrestohet në Bllacë zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është ndaluar sot në vendkalimin kufitar Bllacë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së, përmes një njoftimi zyrtar, transmeton Klankosova.tv.

“Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.