Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën “krim i organizuar”. Sipas Policisë, ai kishte edhe urdhër-arrest të lëshuar nga shteti i Suedisë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 52.480 euro para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof