Policia e Kosovës njofton se zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, ka arrestuar një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton KosovaPost.
“Sot rreth orës 14:00, nga policia është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane. Ai kërkohej nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara sipas ligjeve gjermane. Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, njofton Policia e Kosovës.



Të tjera
Të njohim më mirë epilepsinë!
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria e Bashkuar
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e fundit për këtë vit, merr tri vendime