Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, transmeton KosovaPost.
“I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, do të paraqesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim.




Të tjera
Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bashkëpunimit
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–Luksemburg
Metodat që i përdorin profesionistët për ta larguar stresin