Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar personin me inicialet R.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.
Sipas njoftimit, ai është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Në njoftim nuk janë dhënë detaje lidhur me krimet për të cilat dyshohet i arrestuari.



Të tjera
Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën
Për më pak se 3 orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi/Rumani
Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës