Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur serb është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit të martën për kalim të paautorizuar të kufirit dhe kontrabandë me migrantë.
Siç njoftohet në raportin policor 24-orësh, ai është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinezë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë