Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të premten ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, i cili akuzohet se mori pjesë në masakrën e 22 majit 1999 në Vushtrri, ku u vranë 71 civilë shqiptarë.
Sipas njoftimit, policia më 12 shtator ndaloi të dyshuarin, shtetas kosovar, i cili gjatë luftës së viteve 1998-1999 dyshohet se ka vepruar në grup dhe në mënyrë të organizuar si pjesëtar i mobilizuar në njësi të MUP-it serb.
Hetimet e deritanishme tregojnë se ai ka marrë pjesë drejtpërdrejt në privimin nga jeta të 71 civilëve shqiptarë në komunën e Vushtrrisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror