Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prizren, ku një qytetar ka sulmuar zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2025, rreth orës 18:30, kur i dyshuari, shtetas kosovar, në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik, ka sulmuar policët.
“Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor”, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Të tjera
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit