Arr*estohet njëri nga të rinjtë e armatosur në Istog, policët shpëtojnë nga përplasja me ar*më

Arr*estohet njëri nga të rinjtë e armatosur në Istog, policët shpëtojnë nga përplasja me ar*më

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Istogut, ku tre të rinj janë parë duke mbajtur armë dhe duke i drejtuar ato ndaj njëri-tjetrit. Pamjet që qarkulluan në rrjete sociale tregojnë momentet kur ata luajnë me armë në publik, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Sipas informacioneve të para, lidhur me këtë rast është arrestuar një person, ndërsa ndërhyrja është kryer nga dy zyrtarë policorë që ndodheshin në detyrë pa uniformë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se policët kishin vërejtur një veturë të dyshimtë me dy persona brenda, dhe pas tentimit për kontroll, pasagjeri kishte nxjerrë armën dhe e kishte drejtuar në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Policët kanë reaguar menjëherë, duke ndërmarrë veprime për të evituar rrezikun ndaj tyre dhe qytetarëve përreth. Me përdorim proporcional të forcës kanë arritur ta neutralizojnë situatën dhe ta arrestojnë personin e armatosur,” – deklaroi Gashi.

Gjatë ndërhyrjes, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari dhe personi tjetër që ndodhej në veturë janë shoqëruar në stacionin policor në Istog, ku po intervistohen nga hetuesit.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar dhe se pritet raporti zyrtar mbi armët e konfiskuara dhe veprat që dyshohet se kanë ndodhur.