Edhe një person tjetër është arrestuar sot si i dyshuar për ikjen e Faton Hajirizit nga Burgu i Smrekonicës.
Lajmin e ka konfimruar Valon Preteni, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Preteni ka shtuar se prokurori i rastit i ka thënë se arrestimi është bërë sot pasdite.
Poashtu, edhe dje është arrestuar një person për të njëjtin rast pasi dyshohet se i ka ndihmuar Faton Hajrizit pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.
Faton Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës dy javë më parë, ndërsa dje raportohet se u vra nga policia serbe në afërsi të Lloznicës.
Hajrizi në mesnatës e të mërkurës dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, teksa ishte në kërkim nga ana e policisë së Serbisë deri pardje, ku dyshohet se u vra jo larg Lloznicës.




Të tjera
Pesë ushtrime për vithe perfekte
1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë
Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra