Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Një pjesëtar i policisë së Serbisë, është arrestuar në hyrje të pikës kufitare në Jarinje. Gjatë kontrollit, në veturën e tij me tabela të Beogradit, janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, dhe para të gatshme në vlerë prej 9.900 eurosh si dhe 26 mijë dinarë serb.

 

“PKK Jarinje / 01.11.2025 – 10:02.  Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.