Është arrestuar prokurori Beqë Shala, i cili shërben në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Aksioni për arrestimin e tij është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Sistemi Prokurorial bën me dije se prokurori Shala është prangosur në vendin e tij të punës, dhe dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës. Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren
Trump thotë se nuk do të kandidojë për zëvendëspresident në vitin 2028
Pas arrestimit për ryshfet, bastiset shtëpia e prokurorit Beqë Shala