Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë njoftuar se në aksionin e sotëm në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar Izedin Bytyqi.
Sipas njoftimit, në lidhje me rastin dyshohet edhe një person tjetër për vepra penale, i cili nuk është gjetur në vendbanimin e tij.
“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.F. dyshohet se ka kryer veprat: ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, ‘Shpëlarje e parave’ dhe ‘Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare’”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar një revole, dy karikatorë, shtatë fishekë, një kuti me 54 fishekë, 34 fletëdokumente të ndryshme, tre telefona, 17 USB, 3 llaptopë dhe katër shtëpiza kompjuteri, e edhe dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.
“Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të”.



Të tjera
Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t’ju falin kurrë, shmangni këto gjëra
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri