Një shqiptar i Kosovës i dënuar në Gjermani për vrasje në vitin 1999 është arrestuar në Aeroportin e Stuttgartit sapo arriti atje, raportoi Stern.de të enjten.
53-vjeçari ishte i dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata e Heilbronnit më 1999 dhe ishte dëbuar për në Kosovë pesë vjet më vonë.
Por, ai është kthyer në Gjermani fundjavën e kaluar çka çoi në arrestim dhe dërgimin në burgun e Stuttgartit.
Media gjermane ka raportuar se ai ateroi nga Prishtina dhe gjatë kontrollit në aeroportin gjerman u zbulua se urdhërarresti ndaj tij ishte aktiv. Ai ka 2,127 ditë nga dënimi për ta vuajtur.



Të tjera
Trump paralajmëron Iranin përpara negociatave në Oman
11 viktima dhe miliarda euro dëme pas stuhive katastrofike
Krasniqi: Hasan Shala u ka shërbyer atyre që i dhanë pushtet për t’i arritur majat në drejtësi