Katër sulmues serb që u kapën nga policia nga policia dërgohen në stacionin në Mitrovicë të Jugut

Arrestohet shtetasi i Serbisë në veri

Një shtetas i Serbisë është arrestuar të hënën në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë pasi dyshohet se u kishte ofruar zyrtarëve policorë para të gatshme në formë ryshfeti.

Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “dhënie ryshfeti”.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme në formë ryshfeti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.