Arrijnë në Kosovë 350 ushtarë britanikë me 70 automjete ushtarake

Arrijnë në Kosovë 350 ushtarë britanikë me 70 automjete ushtarake

Në kampin Bondsteel kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës, duke shënuar përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë në kuadër të KFOR-it.

Kontingjenti britanik, i përbërë nga mbi 350 trupa të “Scots Guards”, do të zhvillojë aktivitete stërvitore së bashku me pjesëtarë të KFOR-it.

NATO njofton se  ky aktivitet është pjesë e trajnimeve të rregullta që synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale dhe aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve të sigurisë.

Operacionet zhvillohen në përputhje me mandatin e KFOR-it të bazuar, me qëllim të garantimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në bashkërendim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Pas përfundimit të stërvitjes, “Scots Guards” do të kthehen në bazën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.