Arsenali raportohet se po konsideron një lëvizje shokuese për Christopher Nkunkun, me sulmuesin e Chelseat që do të jetë në dispozicion për një çmim të ulët këtë verë.
Reprezentuesi francez u transferua në ‘Stamford Bridge’ nga Leipzigu në vitin 2023.
Arsenali, të cilët janë në gjueti për një sulmues, besojnë se francezi mund të jetë një përforcim i duhur në ‘Emirates’.
Është raportuar se Barcelona dhe një numër klubesh nga Bundesliga janë duke monitoruar gjithashtu situatën e Nkunkut.
Kjo për shkak se ai mund të jetë në dispozicion për jo më shumë se 40 milionë euro, që konsiderohet një shumë e vogël për një lojtar që tashmë është dëshmuar në nivelet më të larta.
Teksa Arsenali është vënë në ndjekje të Nkunku, ata gjithashtu besohet se kanë mbajtur bisedime me sensacionin suedez Victor Gyokeres si dhe me Benjamin Seskon.
Të tjera
FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
Rama njofton zgjedhje të parakohshme për Bashkinë Tiranë
Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit