Po kërkoni motivim për ta lënë alkoolin? Më poshtë mund të gjeni problemet që ky i fundit shkakton gjatë muajit janar.
Konsulenti i NHS dhe specialist i humbjes së peshës, Dr Sally Norton zbulon disa arsye shumë të mira për të lënë alkoolin në muajin janar.
Gjumë më i mirë
Një gotë verë nganjëherë na ndihmon të flemë, por a e dini se me kalimin e kohës, kjo gotë verë mund të shkaktojë pagjumësi?
Një studim i Universitetit të Misurit të Shkencave të Mjekësisë zbuloi se alkooli si një stimulim afatgjatë i gjumit mund të ndikonte në aftësinë për të fjetur, duke çuar në probleme të gjumit dhe në uljen e cilësisë së gjumit.
Humbje peshe
Shumë prej nesh që kontrollojmë peshën thjesht nuk e kuptojnë, ose llogarisin, kaloritë e pranishme në alkool.
Në fakt, mesatarisht një person që pi alkool çdo ditë fiton rreth 2000 kcal në muaj nga alkooli.
Lëkurë më e shëndetshme
Pirja e alkoolit mund të dehidratojë lëkurën tuaj, duke e lënë atë të bëhet e thatë dhe e ndjeshme.
Me kalimin e kohës, pirja e tepërt mund të ketë efekte afatgjata në lëkurën tuaj, duke e privuar atë nga vitaminat dhe ushqyesit jetikë.



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë