Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në balotazhin e djeshëm, duke theksuar rolin e tyre në demokratizimin dhe orientimin e politikave publike në komunat e tyre.
Ai gjithashtu falënderoi aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe paralajmëroi se partia do të qeverisë në shtatë komuna, duke premtuar shumë punë, sfida dhe suksese në katër vitet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,
Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.
Përzemërsisht,
Albin Kurti



Të tjera
IKKL, vendimtar për zbardhjen e së vërtetës në luftën e Kosovë
Rrahmani kritikohet për paraqitjen ndaj Bolognas
Pse duhet ta nisni ditën me lëng selino?