Ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, u shënua nga një moment i dhimbshëm dhe shumë emocional, kur Egli Tako u pa duke përqafuar e ngushëlluar Gjestin pranë varrit të të ndjerit.
Pamje që në vetvete mbartnin një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje, fatkeqësisht u kthyen në një skenë për kamerat dhe telefonat e shumtë të pranishëm.
Në një fotografi të publikuar nga ceremonia, shihet qartë se dhjetëra persona, në vend që të respektonin privatësinë dhe dhimbjen e familjes, mbanin celularët e tyre në duar duke filmuar apo fotografuar këtë moment.
Ngjarja është cilësuar nga shumë njerëz si e papërshtatshme dhe e gabuar, duke theksuar se një varrim nuk është vend për të bërë regjistrime apo për të ndarë momente intime të dhimbjes së dikujt.
Shumë reagime në rrjete sociale dënuan këtë sjellje, duke e quajtur jo vetëm mungesë respekti për Gjestin dhe familjen Kelmendi, por edhe një tregues shqetësues të mënyrës si teknologjia shpesh tejkalon ndjeshmërinë njerëzore




Të tjera
Çfarë duhet të hani për mëngjes, për të qëndruar në formë?
Bashkë na lidh ideali për shërbim ndaj Kosovës
Policia e Kosovës po forcon kapacitetet e mbrojtjes ajrore me njësi dron dhe antidron