Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar mundësinë bisedimeve në Alaska midis ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke theksuar se çdo bisedë mes tyre është e rëndësishme vetëm për marrëdhëniet dypalëshe mes Rusisë dhe SHBA-së, por jo për Ukrainën pa përfshirjen e saj.
“Një bisedë mes Putinit dhe Trumpit mund të jetë e rëndësishme për marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Por ata nuk do të marrin asnjë vendim për Ukrainën pa ne. Besoj se Trump e kupton këtë”, u shpreh Zelensky.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në skenën ndërkombëtare po diskutohen gjithnjë e më shumë skenarët për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe roli që mund të luajnë fuqitë e mëdha në këtë proces. /kk



Të tjera
Gratë që përdorin antibiotikë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk