Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që do të nis punimet nga java e ardhshme dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shtator, shkruan Gazeta Express.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Kosovës, Bekim Kupina. Ai ka thënë se Osmani do të jetë në Nju Jork për takime me homologë dhe aktivitete të tjera përgjatë javës së Nivelit të Lartë të mbledhjes se Asamblesë së Përgjithshme.
“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kupina për Express.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator.



Të tjera
Mediet sociale dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, sipas studimit
Këshilla për një gjumë të rehatshëm
Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin