Asambleja e OKB-së thërret liderët botërorë – Osmani mes tyre në New York

Asambleja e OKB-së thërret liderët botërorë – Osmani mes tyre në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e ardhshme do të udhëtojë për në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kjo është konfirmuar nga këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, i cili bëri të ditur se Osmani do të ketë një agjendë të ngjeshur me takime bilaterale dhe aktivitete zyrtare përgjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë.

“Sikurse çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Kupina.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zhvillohet nga data 22 deri më 30 shtator 2025, duke mbledhur në një vend liderë shtetesh dhe qeverish nga mbarë bota.