Asamblisti i LVV-së Selman Sokoli thotë se u sulmua fizikisht në një qendër tregtare

Asamblisti i LVV-së Selman Sokoli thotë se u sulmua fizikisht në një qendër tregtare

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Selman Sokoli, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga disa persona në një qendër tregtare, për të cilët pretendon se janë pjesëtarë të sigurimit fizik, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi publik, Sokoli ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur “para pak çastesh”, duke theksuar se çështja për të cilën ka reaguar ka qenë plotësisht e drejtë dhe e ligjshme nga ana e tij. Sipas tij, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, sjellja e personave të përfshirë ka eskaluar në dhunë fizike.

Ai ka pretenduar po ashtu se për disa minuta është ndaluar në mënyrë të paligjshme, duke e cilësuar veprimin si “kidnapim”. Sokoli ka njoftuar se organet e ndjekjes tashmë janë informuar dhe janë duke u marrë me rastin.

“As pres dhe shpresoj që drejtësia të veprojë pa vonesë dhe që këta persona të përfundojnë para organeve të drejtësisë, e jo të lirë dhe në kontakt me qytetarët,” ka shkruar Sokoli.

Postimi i plotë:

Të nderuar/a,

Para pak çastesh jam sulmuar fizikisht nga disa persona, me gjasë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare, për një çështje plotësisht të drejtë dhe të ligjshme nga ana ime. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, sjellja e tyre banditeske eskaloi në dhunë fizike dhe ndalim/kidnapim të paligjshëm për disa minuta.

Organet e ndjekjes janë njoftuar dhe tashmë janë duke u marrë me rastin. Pres dhe shpresoj që drejtësia të veprojë pa vonesë dhe që këta persona të përfundojnë aty ku e kanë vendin banditët dhe cubat, para organeve të drejtësisë, e jo të lirë dhe në kontakt me qytetarët.