Asfaltimi i segmentit të “Rrugës A” që e lidh atë me “Rrugën B”, ka nxitur tensione.
Si rezultat i situatës së krijuar në vendin e punimeve është dashur të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për Telegrafin se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor pasi që kanë penguar punimet në “Rrugën A”.
“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha ai.



Të tjera
Një tjetër studim konfirmon se hidroksiklorokina nuk ndihmon pacientët me COVID-19
“Uji detoks”, përfitimet dhe mitet
Mbani në kontroll diabetin më këto ushqime