Asgjë nuk duhet vendosur për Ukrainën pa Ukrainën, theksoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një bisede telefonike me presidentin Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas tha se ka informuar kreun e ekzekutivit evropian dhe presidentin e Këshillit, Antonio Costa, për planin e Trump që synon të vendosë fundin e pothuajse katër viteve të pushtimit rus.
”Sa i përket hapave të ardhshëm, liderët evropianë do të mblidhen nesër, në kuadër të samitit G20 në Afrikën e Jugut, dhe më pas në Angola, ku do të mbahet një samit i ardhshëm mees Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan”, komentoi Ursula von der Leyen në X.
Presidenti ukrainas gjithashtu u takua sot me kreun e NATO-s, Mark Rutte.
”Shtetet ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë, ndërkohë që punojmë të gjithë për të vendosur fundin e gjakderdhjes dhe shkatërrimit”, tha një zyrtar i aleancës, pa dhënë detaje të mëtejshme./atsh



Të tjera
Ushqimet që përmbajnë pothuajse 0 kalori
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga burgu në Serbi
Asgjë nuk duhet vendosur për Ukrainën pa Ukrainën