Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 50 të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka thënë se ky institucion është qendra ku u formësua mendimi politik dhe institucioni ku lindën idetë, që i dhanë drejtim, kuptim e themel shtetit tonë.
Presidentja e vendit tha se prej pesë dekadash akademikët tanë kanë punuar në rrethana të vështira kohë pas kohe, por synimi, sipas saj, ishte të mbrohet gjuha, kultura, e mbi të gjitha interesi kombëtar.
“Akademikët kanë kontribuar në formim politik, arsimor e kulturor dhe e kanë lidhë shtetin tonë me qendrat botërore të dijes. Kanë artikuluar idetë, të cilat i dhanë kuptim rrugës sonë për një shoqëri të vlerave, për një shtet modern e të integruar në institucionet euroatlantike”, tha e para e shtetit.
Osmani tutje theksoi se në çdo fazë të historisë sonë Akademia jonë ka qenë një nga institucionet që nuk është dorëzuar. “Studimet, arkivat, botimet, krijimtaria letrare-artistike kanë mbajtur gjallë ëndrrën tonë për liri e shtet”, ka thënë ajo.



Të tjera
Hamzës: Premton rritje pagash, por partia e tij s’e votoi buxhetin
Një gotë çaj të bën më kreativ
Gjenocidi në Gaza “minoi rëndë” vlerat universale të të drejtave të njeriut