Konjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, a*rkivolin e pati kur ndodhi sulmi në Banjskë

Askush s’ka të drejtë vetoje, VV nuk ka votë për Listën Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është bërë e qartë se askush nuk ka të drejtë vetoje në konstituimin e Kuvendit.

Konjufca tha se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm në votim dhe se Vetëvendosje nuk ka mbështetur asnjëherë kandidatët e Listës Serbe.

“Pas këtij aktgjykimi u bë e qartë se nuk ka kurrfarë të drejte vetoje të askujt në konstituimin e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kurrfarë vote për Listën Serbe”, tha Konjufca.

Ai shtoi se deputeti Dimal Basha është zgjedhur me legjitimitet dhe se “do ta udhëheqë mirë Kuvendin e Kosovës”.