“Është në mekato, ky fakt është i dukshëm”. Drejtori sportiv i Torinos, Gianluca Petrachi, ishte më shumë se i qartë mbrëmjen e kaluar kur u pyet përse Kristijan Asllani mungonte në listën e të grumbulluarve të ekipit në fjalë në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Romës.
Ky ishte sinjali i qartë i skuadrës piemonteze, e cila kishte preferuar që ta ulte në stol Asllanin në ndeshjet paraardhëse (Verona, Udinese e Atalanta).
Por edhe pse i gjendur nën presion pasi nga fundi i merkatos së dimrit nuk mungon shumë mediet italiane tregojnë se Asllani deri më tani ka refuzuar ofertat që kanë ardhur nga skuadra si Paris Fc, Girona, Parma, Cagliari, Genoa dhe Sassuolo.
Sipas “TuttoSport” Asllani nuk ka ndër mend që të largohet nga Italia. Ky nuk është kushti i vetëm i vendosur prej lojtarit, i cili thuhet se do të largohet nga Torino vetëm nëse do të kërkohet nga një ekip që pretenedon për t’u kualifikuar në kupat e Europës.



Të tjera
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë
1 muaj parabu*rgim ndaj të dyshuarit për pl@gosjen e trefishtë në Deçan
A bën shtatzëna të lahet në vaskë?