Shënuesi i golit të parë të Kosovës në fitoren historike ndaj Sllovenisë, Fisnik Asllani ka folur pas ndeshjes.
Ai shënoi në minutën e shtatë në fitoren prej 2-0 ndaj Sllovenisë, me të cilën Kosova e siguroi play-offin.
“Ndjenjë e mirë për mu që kam shënuar sot, jam shumë krenar me djemtë që kanë luajtur shumë seriozisht në këtë ndeshje. Si ekip, edhe mbrojtja ka punu mirë, nuk është vetëm hajt që s’kemi pranuar gol që katër ndeshje. Shpresoj që të vazhdoj me punën që e kam bërë deri më tani, e shpresoj me më shumë gola me kombëtaren. Atmsofera në stadium ka qenë si një forcë për neve, na kanë ndihmu shumë”, tha ai pas ndeshjes.



Të tjera
Ngrënia e bukës së bardhë çdo ditë, mund të shkatërrojë gjumin tuaj
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Katër arsye pse duhet të hani më shumë hudhra në verë