Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Asnjë falje pas raportit të FBI-së

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi ka thënë se kur ndodhi sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, shumë figura opozitare dhe analistë ia lanë fajin Qeverisë Kurti, përcjell KosovaPost.

Rustemi përmes një postimi në Facebook tha se, ata akuzonin Qeverinë Kurti, kinse e kanë inskenuar sulmin, dhe se për një kohë të gjatë e kthenin si temë kundër po kësaj qeverie.

Rustemi tutje tha se edhe tashmë kur FBI e ka konfirmuar me detaje sulmin terrorist, figurat e njejta opozitare dhe analitike nuk po kërkojnë falje për çka kanë thënë më herët, por akoma po vazhdojnë me shpifje tjera.

Postimi i plotë:

Më kujtohet si sot kur ndodhi sulmi terrorist mbi kanalin e Ibër-Lepencit se si disa nga figurat opozitare e analistë të shumtë filluan me deklarata dyshuese për t’ia lënë fajin Qeverisë Kurti. Ata praktikisht akuzonin se Qeveria vet e ka inskenu sulmin. Për një kohë të gjatë e kthenin si temë kundër Qeverisë Kurti.

Tash që edhe raporti i FBI e konfirmoi në detaje sulmin terroristë e gjurmët, këto figurat opozitare dhe analitike që janë gati ta dëmtojnë shtetin e tyre vetëm për ta dëmtuar Albin Kurtin, jo që nuk kërkojnë falje, por vazhdojnë me shpifjet e radhës.