Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se nuk do ta votojë për kryekuvendar asnjë propozim nga LVV.
Musliu bëri të ditur se këtë vendim e ka marrë, pasi siç thotë ajo, nuk bjen në lojërat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Kush e shkel kushtetuesen është kriminel, kur kuvendi udhëhiqet nga një super kriminel unë nuk pres asgjë të mirë nga LVV, sot e bëj publike se asnjë kandidat i LVV nuk e merr votën e Ganimete Musliut. Kam marrë këtë vendim sepse nuk bie në lojërat e Albin Kurtit. E ka mbajt peng vendin”, tha Musliu.



Të tjera
Mbani në kontroll diabetin më këto ushqime
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve