Asnjë parti s’mund të mbajë peng Kuvendin – paralajmërimi i Presidentes dhe sfida e Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës ka dorëzuar komentet e saj në Gjykatën Kushtetuese për rastin KO 265/25, duke theksuar se funksionalizimi i Kuvendit nuk mund të mbahet peng nga asnjë parti apo komunitet. Ky është një qëndrim institucional i pritshëm, sepse askush nuk mund ta kontestojë parimin se Kuvendi duhet të funksionojë si organi më i lartë përfaqësues i qytetarëve.

Presidentja: mesazh i qartë, por i kufizuar

Qëndrimi i Presidentes është i qartë: nuk ka të drejtë vetoje mbi Republikën. Por ky nuk është një qëndrim që shënon ndonjë kthesë politike – është thjesht një interpretim i domosdoshëm i Kushtetutës. Për këtë arsye, nuk ka arsye as për eufori e as për kritikë të ashpër ndaj Presidentes: ajo po e kryen një detyrë të sajën institucionale.

Gjykata Kushtetuese: problemi i vërtetë

Rreziku i precedentit

Nëse Gjykata do të pranonte logjikën e bllokadës, kjo do të hapte një precedent të rrezikshëm që do ta mbante peng çdo qeveri të ardhshme dhe vetë funksionimin e shtetit. Përkundrazi, nëse do të pranohej logjika e funksionalizimit, atëherë do të fitohej vetëm ajo që është e natyrshme: e drejta e qytetarëve për të pasur institucione që punojnë. Por dilema nuk është juridike – ajo është politike, dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën.

Përfundim