Trajneri gjerman, Jürgen Klopp ka hedhur poshtë spekulimet e fundit që e lidhnin me një kalim te Real Madrid, duke i cilësuar ato si “tërësisht të pavërteta”.
Në një deklaratë për media, ish-trajneri i Liverpool theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt apo ofertë nga klubi madrilen.
“Nuk është e vërtetë. Nuk kam marrë kurrë ndonjë ftesë nga Real Madridi. Këto janë vetëm spekulime, nuk kanë lidhje me realitetin”, është shprehur Klopp, transmeton klankosova.
Ditët e fundit, mediet evropiane kishin raportuar për një interes të mundshëm të klubit spanjoll ndaj trajnerit gjerman, duke e përmendur atë si një nga kandidatët potencialë për të ardhmen e stolit.
Megjithatë, reagimi i Klopp i ka shuar këto zëra, duke konfirmuar se aktualisht nuk ekziston asnjë lidhje mes tij dhe gjigantit spanjoll.



Të tjera
Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit
Kërkohet paraburgim për kanosje në rastin “Brezovica”
Ide interesante si t’i personalizoni kornizat e fotografive