Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pas raportimeve të fundit, ka dalë me reagim, ku ka mohuar se ka pasur takime të fshehta dhe sekrete me Marko Gjuriqin, shkruan KosovaPost.
Sipas tij, këto janë dezinformata, që u përhapën, siç tha ai, duke keqinterpretuar qëllimshëm një artikull të gazetës zvicerane NZZ.
“As gazeta serioze zvicerane NZZ nuk aludoi në shkrimin e saj që nga publikimi në asnjë moment për një takim të tillë, por ishin portalet joprofesionale dhe gazetarë joprofesionalë që raportuan rrejshëm në atë mënyrë, duke keqpërdorur artikullin nga NZZ.”
Postimi i plotë:
Dezinformata të shumta dhe propagandë nga portale në Kosovë u përhapën dje duke keqinterpretuar qëllimshëm një artikull të gazetës zvicerane NZZ. Është për keqardhje me sa lehtësi dhe shpejtësi krijohen dhe shpërndahen dezinformatat me synim informimin e rrejshëm ndaj opinionit publik dhe çorientim të së vërtetës.
Si Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës apo në kapacitet tjetër, asnjëherë nuk kam pasur takime “të fshehta e sekrete”, e aq më pak me personazhe si Marko Gjuriq. As gazeta serioze zvicerane NZZ nuk aludoi në shkrimin e saj që nga publikimi në asnjë moment për një takim të tillë, por ishin portalet joprofesionale dhe gazetarë joprofesionalë që raportuan rrejshëm në atë mënyrë, duke keqpërdorur artikullin nga NZZ.
Dezinformatat e shumta të shpërndara në mënyrë të qëllimshme do t’i adresoj përmes ankesës/padisë në institucionet relevante.



Të tjera
Ronaldo realizon golin e 958 në karrierë, Al Nassr ngushton disavantazhin
Frika nga Coronavirusi është një infeksion mendor, a mund ta luftojmë?
‘Situata e vërshimeve në Kosovë po përmirësohet’