Ata menduan se mund ta rrëzojnë kombin tonë, por fishekzjarrët vetëm na motivuan – Ekonomia Online

Ata menduan se mund ta rrëzojnë kombin tonë, por fishekzjarrët vetëm na motivuan

Futbollisti i Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur për incidentin me fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës, duke theksuar se ato nuk ndikuan negativisht te skuadra. Përkundrazi, sipas tij, i motivuan më shumë.

“Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për mediumin turk Hurriyet.

Mesfushori turk theksoi se synimi i ekipit është i qartë – fitorja dhe rikthimi në skenën më të madhe të futbollit botëror.

“Shpresojmë që do të fitojmë dhe t’u japim fund viteve të mallit”, shtoi ai, duke shprehur dëshirën për të kthyer Turqinë në një nivel prestigjioz ndërkombëtar.

Duke folur për mungesën e gjatë të Turqisë në Kupën e Botës, Kahveci ka theksuar rëndësinë personale dhe emocionale të këtij momenti.

“Disa prej nesh nuk kishin lindur ende kur kemi qenë për herë të fundit atje, për disa ishte një ëndërr fëmijërie”.

“Mendoj se mund ta arrijmë këtë me këtë ekip. Jam krenar për këtë ekip dhe i dua shumë të gjithë”, përfundoi ai.