Atentat në Pejë: Plagoset afaristi i njohur, detajet e fundit trondisin qytetarët

11.01.2026 – 14:05

Plagosje në Pejë – Tre persona dyshohet se gjuajtën me armë në drejtim të Jeton Buqukut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se tre persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Jeton Buqukut, duke e plagosur atë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga ekipet mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

I plagosuri në Pejë në gjendje stabile, do t’i nënshtrohet operacionit në QKUK

Një person është plagosur të dielën në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, si pasojë e një incidenti me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se i plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa më pas, për shkak të natyrës së plagëve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile.

Këtë e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, e cila tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse dhe se i njëjti pritet që pas disa ditësh t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike në Klinikën Ortopedike.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Një përson është plagosur me armë zjarri në Pejë.

Prokuroria e Pejës ka njoftuar se ka nisur hetimet pas plagosjes së një personi sot në Pejë.

Zëdhënës i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i Krimeve të Rënda bashkë me policinë dhe njësitë tjera relevante se bashku me krimtekniken dhe se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Ky është afaristi i njohur që u plagos sot në Pejë

Një përson është plagosur me armë zjarri në Pejë.

Burime të io bëjnë me dije se i plasogur është Jeton Buquku, afarist i njohur nga Peja.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

Media ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe Spitali i Pejës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.