Administrata Tatimore e Kosovës u ka rikujtuar tatimpaguesve që kanë borxhe, se mund të aplikojnë për pagesë me këste dhe të përfitojnë zbritje të gjobave.
Në njoftimin e ATK’së thuhet se për pagesë të njëhershme, ka 70 % zbritje të gjobave, teksa për marrëveshje me këste ka 50% zbritje të gjobave.
“Mosveprimi mund të çojë në transferimin e rastit në masa të sforcuara të mbledhjes, përfshirë procedura ligjore. Në këtë fazë, për lidhjen e marrëveshjes kërkohet pagesë minimale prej 40% e borxhit tatimor”, thuhet në njoftim.
ATK ka paralajmëruar qytetarët që të veprojnë me kohë për të shmangur pasoja dhe për të përfituar lehtësimet e ofruara.



Të tjera
PDK-ja kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale
KESCO pranon Çmimin për Ndikim Social dhe Gjithëpërfshirje nga CSR Network Kosova
Nis Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës