Audi po përgatitet të tërheqë vëmendjen në Panairin e Automjeteve në Mynih më 9 shtator, duke prezantuar një koncept të ri të makinës sportive.
Kompania ka publikuar dy “foto provokuese” në rrjetet sociale, ku “nderohen” modelet ikonike si TT dhe garuesit klasikë Auto Union Type C dhe D.
Sipas Audi, koncepti i ri “TT Moment 2.0” do të jetë elektrik dhe një ndërthurje mes TT-së dhe R8-së.
Fotot sugjerojnë se makina do të jetë më e vogël se A5 Coupe dhe Convertible.
Raportohet se koncepti mund të bazohet në Porsche 718 EV dhe punimet për një model prodhimi kanë filluar tashmë.
Audi nuk ka zbuluar shumë detaje, por pritet që informacioni i mëtejshëm të publikohet para debutimit zyrtar.



Të tjera
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë