Përgjimet e bisedave në mes të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe eksponentëve të Listës Serbe, Slavko SImiq dhe terroristin Millan Radoiçiq, ishte temë e diskutimit sot në DPT me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.
Quni u shfaq tejet kritik ndaj këtij veprimi, ku tha se “po të paralajmëronte dikush se do të ndodhte diçka e tillë, do t’i thoja a mos ke shikuar ndonjë film të Holywoodit”.
“Diçka e papranueshme”, tha ai.
“Është një njollë shumë e madhe që do të mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë, në legjislacionin tonë”, theksoi ai.



Të tjera
Ndikimi i fruktozës në kujtesë
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e adresave
Qendra Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej afër 1 milion euro