Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, përmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij ka përshkruar gjendjen në veri të vendit dhe gjithë atë që ka ndodhur në atë pjesë të Republikës së Kosovës përgjatë gjithë qeverive që ka pasur Kosova.
Gashi ka përmendur pikat kufitare të kohës së Thaçit, marrëveshjet e arritura nga Thaçi e Isa Mustafa për Asociacionin, veprimet e Ramush Haradinajt dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, dhe në fund ka përmendur edhe atë se çfarë ka bërë qeveria e Albin Kurtit.
Sipas Gashit, përgjatë qeverisjes së Kurtit, autoriteti i Kosovës në Veri është zgjeruar ndjeshëm, megjithatë ai shton se Kurti ka arritur marrëveshje me Vuçiqin për “vetëmenaxhimin e komunave me shumicë serbe dhe ka pranuar planin e sekuencimit.
“Dhe pastaj erdhi qeveria Kurti.Po, autoriteti i institucioneve të Kosovës në veri u zgjerua ndjeshëm.Pas rënies heroike të policit Afrim Bunjaku, u çmontuan strukturat kriminale të lidhura me Serbinë dhe Listën Serbe.



Të tjera
A e dini çfarë i ndodh trupit kur qëndroni ulur gjatë?
Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore