AUV asgjëson 19200 kg mish pule

AUV asgjëson 19200 kg mish pule

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 19,200 kilogramë mish pule të importuar nga Polonia, pasi në ngarkesë është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

 

Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, rasti është identifikuar gjatë kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e kësaj agjencie, me kërkesë të kompanisë importuese APETIT Sh.p.k. nga Vushtrria.

Menjëherë pas konstatimit të pranisë së Salmonella spp., e gjithë sasia e mishit të pulës është asgjësuar në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore, duke mos lejuar që produkti të dalë në treg.

AUV ka bërë të ditur se po vazhdon monitorimin e situatës me vëmendje të shtuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme.

Agjencia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, duke siguruar që produktet ushqimore në treg të jenë në përputhje me standardet evropiane