AUV asgjëson 2934 kg tranguj të konservuar në Mamushë, ishin përgatitur për eksport në Slloveni

AUV asgjëson 2934 kg tranguj të konservuar në Mamushë, ishin përgatitur për eksport në Slloveni

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 2934 kg tranguj të konservuar në Mamushë të cilët ishin përgatitur për eksport në Slloveni.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) njofton se  përmes sistemit të alarmimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë-RASFF, ka pranuar një njoftim lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë, Kosovë, dhe të eksportuar në Slloveni. AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Në njoftim po ashtu thuhet se nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti nr. 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe palës përkatëse, konform legjislacionit në fuqi.

AUV njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se tranguj të tillë nuk gjenden në tregun e Kosovës dhe se situata është plotësisht nën kontroll.