Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bllokuar një produkt ushqimor për fëmijë në Republikën e Kosovës, pasi është konstatuar prania e substancës Cereulide, e cila paraqet rrezik për shëndetin.
Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, informacioni është pranuar nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër me nr. 810066, referencë 2025.9963.
Produktet e kontaminuara janë ushqime për fëmijë me origjinë nga Holanda, të cilat janë eksportuar nga subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri. Sipas të dhënave, gjithsej 462 copë të këtij produkti janë shpërndarë në Kosovë për kompaninë Rossmann Kosova.
AUV bën të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, është realizuar bllokimi i menjëhershëm i produktit, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë edhe procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi




Të tjera
Shpalosëm publikisht emrat që kryen m@sakrën e Reçakut
Një 13-vjeçar go*ditet nga një veturë
Trump falënderon Iranin për anulimin e ekzekutimeve të planifikuara