Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), bazuar në raportet zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe të Komisionit Evropian, të datës 09.02.2026, njofton se në një fermë familjare në rajonin Maramureș, në Republikën e Rumanisë, është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) te kafshët shtëpiake.
Si masë parandaluese, AUV ndalon menjëherë importin e kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre, që vijnë nga zona e infektuar në Rumani.
“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, AUV ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre, me origjinë nga zona e infektuar në shtetin e Rumanisë. Kjo masë hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri.
“AUV mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Albin Kurti i kujton aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladinin në 19 vjetorin e vr@sjes
Konferenca e Mynihut nga 13-15 shkurt, pjesëmarrës edhe Osmani, Kurti dhe drejtori i AKI-së
Gjest i veçantë, Neymar i dërgon fanellën e tij Messit