Avdullah Hoti shmang deklaratat pas Kuvendit të LDK-së

Avdullah Hoti shmang deklaratat pas Kuvendit të LDK-së

Shumica e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e Punës të kësaj partie, ia kanë besuar Lumir Abdixhikut vazhdimin e drejtimit të partisë.

E pas votimit, nga salla dolën delegatët.

Në mesin e tyre ishte edhe Hoti, i cili shprehu synimet e tij për ta udhëhequr LDK-në.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, ishte krejt çfarë pati ai të thoshte pas pyetjeve të gazetarëve.

Nga 300 delegatët e pranishëm në sallë, 164 votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, dhe 136 pro.