Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se sot në orën 12:35, një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, e në të cilin ishin dy shtetas kosovar.
“Nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas të Kosovës XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Brendshëm në Tetovë.
Tutje bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me udhëtarët e fluturakes, këta të fundit kanë deklaruar se për shkak të një problemi me motorin kanë aterruar në liqen.



Të tjera
Situata e sigurisë, komandanti i KFOR-it takon kreun e FSK-së
Ferid Agani paralajmëron formimin e një partie të re
DiCaprio e quan Thunbergun “lidere e kohëve tona”